Mjekun e kontaktit e zgjidhni ju vetë, ose e ofrojmë ne nga rrjeti i mjekëve me të cilët bashkëpunojmë
Që Mjeku të kontaktojë në Botën viruale të të dhënave tuaja shëndetësore duhet të ketë
- Internet
- Pc
- Tablet
- Telefon
Nëse Mjekun e zgjidhni vetë:
Ju duhet t`i jepni mjekut adresën e site-it të CBLS, si dhe “user name” / “password” tuaj individual, që mjeku të lexojë kartelën tuaj për të parë situatën shëndetësore në detaje
Mjaftojnë disa minuta dhe mjeku do jetë gati për komunikimin me ju lidhur me shqëtësimin qe keni
Komunikimi mund të bëhet me telefon ose Skype
Nëse zgjidhni Mjekun që ofrojmë ne:
Jemi ne që i japim akses Mjekut të hyjë në kartelën tuaj nëpërmjet të drejtës së autorizuar për të, me user name dhe paswordin që ne kemi
Pasi ka lexuar kartelën tuaj, Mjeku do t`ju kontaktojë për të bashkëbiseduar me ju për shqetësimin aktual dhe do t`ju japë konsultën e tij mjekësore dhe trajtimin që do t`ju duhet të ndiqni
Komunikimi kryhet me vidio-call me program specifik të Telemedicinës
Komuniko nga kudo dhe kurdo
Nuk ka rëndësi ku Juve dhe Mjeku jeni
Egzaminimet që kërkojnë mendim të dytë mjekësor, mund të bëhen nga kudo, pavarësisht se ku ndodhet klienti (atje ku ka jetën e përditshme), shërbimi jepet në kohë reale, në lidhje të drejtpërdrejtë me mjekun specialist, I vendit apo I huaj, të cilit I jepet aksesi për të lexuar informacionin në kartelën e klientit
Ne ju kontaktojmë jo vetëm me Mjekë në tregun kombëtar, me të cilët ne kemi kontrata bashkëpunimi, por nëpërmjet partenërve tanë, edhe me mjekë nga më të mirët në rang ndërkombëtar
MJEKËt QE JANË LARGUAR NGA VENDI YNË, JANË PO KAQ AFËR!
MJEKË “TË HUAJ” NUK KA NË KOHËN QË JETOJMË!
MJEKU QË OFRON SHËRBIMIN ËSHTË SHUMË I PËRGJEGJSHËM PASI VLERËSIMI I TIJ ËSHTË “GJURMË” E
PËRHERSHME NË DOSJEN E KARTELËS ELEKTRONIKE
Sistemi krijon mundësinë për rivleresim të gjëndjes shëndetësore të klientit, në çdo rast që ai e dëshiron, nga një ose disa mjekë klinicistë të kualifikuar
Të gjitha vlerësimet, e të gjithë mjekeve, mbeten të ruajtura në sistem gjatë gjithë kohës